Besa arkëton 3 pikë nga ndeshja kundër Mitrovicës

Xhiro e XIV i takon FC Besës pas fitores së lehtë ndaj FC Mitrovicës e cila ka përfunduar me rezultat 3-7 në të mirë të Besës.

Në këtë ndeshje janë rikthyer Taulant Ismaili dhe Labinot Dakaj të cilët kanë munguar për shkak të kartonëve. Ndeshja ishte e lehtë ashtu siq pritej ku dihet pozita aktuale në tabelë e ekipit nga Mitrovica ku Besa triumfon dhe arkëton 3 pikë nga kjo ndeshje.

Ndeshjën e filluan më mirë FC Besa ku shënuan dy here në portën e vendasve, një here përmes Francisco Felix në minutën e 8 i cili ishte goli i parë për Brazilianin në fanellën e Besës dhe në minutën e 12 shënon Ferid Agushi. Gjatë pjesës së parë Mitrovicasit shënojnë vetëm një here kështu për të përmbyllur pjesën e parë me rezultat minimal 1-2 në të mirë të Besës.

Pjesa e dytë ishte më produktive duke parë edhe numrin e golave të shënuara sidomos nga lojtarët e Besës. Musafiret u aktivizuan edhe më shumë ku përseri lojtarët e Besës e filluan më mirë edhe pjesën e dytë duke shënuar përmes Dragan Petrovic dy here në minutën e 24 dhe atë të 31. Lojtarët e Mitrovicës arrijnë të shënojnë një minutë më vonë në portën e Besës. Lojtarët e Besës u motivuan edhe më shumë ku në tre minutat e ardhshëm shënuan tre here rresht në minutën e 33 shënon Jeton Rukovci dhe dy minuta më vonë shënojnë Agon Rexha dhe Taulant Ismaili. Në minutën e 37 Mitrovica fiton penallti pas faullit të 6 nga lojtarët e Besës duke e ekzekutuar në golë. Kaq kishe nga kjo ndeshje ku rezultati final ishte 3-7 në të mirë të Besës.

Super Liga e Kosovës 2017/2018

Palestra "Minatori" - Mitrovicë

(fcbesa)
FC Mitrovica
FC Besa
3 - 7
Final Score

Leave a Reply