Besa barazon ndaj Malishevës

Rezultati nga ndeshja e xhiros së XI nuk përfundoj ashtu siq e kishim pritur. Malisheva barazoj rezultatin në 3-3 në minutat e fundit të ndeshjës nga gabimet tona.

Të shtunën me 23 Mars udhëtuam në Malishevë për të zhvilluar ndeshjën e radhës në Supërligën e Kosovës në Futsal, nga e cila u ndam të zhgënjyer me rezultatin e ndeshjës. Në këtë ndeshje u paraqitëm me 3 mungesa të rendësishme për klubin tonë e që ishin Agon Rexha, Erkan Seferi dhe Eljesa Neziri.

Ishte ndeshje e ashpër, por Besa e dominojë pjesën e parë në tersi. Lojtarët e Besës shënuan 3 herë gjatë pjesës së parë, kështu për të shkuar në pushim të pjesës së parë në avantazh prej tre golave.

Kur pritej që avantazhi prej tre golave të na jep komoditet në lojë, ndodhi e kundërta. Me gabime të një pas njëshme Malisheva arrinë që ta barazoj rezultatin në 3-3 në minutat e fundit të ndeshjës.

Leave a Reply