Besa barazon në Podujevë

Ndeshja e xhiros së IV kundër BB Llapit na befasoj me rezultatin final më të cilët ndam pikët, përkunder angazhimit dhe rasteve të një pas njëshme.

Pas tri fitoreve rresht Besa vazhdon serinë pa humbje në këtë kampionat edhe pse barazuam kundër BB Llapit. Angazhimi i lojtarëve ishte i mrekullueshem ku patëm raste të një pas njëshme por fati nuk ishte në anën tonë për të arritur tek fitorja e 4-të me ç’rast rezultati final është barazim në 1-1. Golin për FC Besën e shënoj Orhan Ibishi kurse ndeshjen e radhës Besa e zhvillon në Karagaq të Pejës kundër FC Drenicës.