Besa deklason Prishtinen në kryeqytet

Në ndeshjen e zhvilluar mbrëmë në Pallatin e rinisë në Prishtinë, Besa e mund Prishtinën me rezultat 4-6 duke treguar lojë të mrekullueshme dhe të sigurtë gjatë tërë ndeshjes.

Gjatë gjithë ndeshjes ishim ne ata të cilët dominuam lojën ku si në pjesë të parë dhe atë të dyten ishim ne të cilin kryesonim ne gola. Ndeshja ishte e fortë ku dihet rivaliteti ndermjet këtyre dy ekipeve por Pejanët ishin ata që triumfuan në këtë ndeshje. Prishtinasit ishin të parët që shënuan por pas dy minutave barazon rezultatin Shkodran Loshaj në 1-1. Mergim Dervishaj e ngrit epërsinë e Besës 4 minuta më vonë. Deri në fund të pjesës së parë janë shënuar edhe dy gola, një nga Prishtina ku barazojnë rezultatin në 2-2 dhe një minut para përfundimit të pjesës së parë shënon Drilon Paqarizi kështu duke i derguar ekipet në pushim me rezultat 2-3 në të mirë të Besës.

FC Prishtina – FC Besa / Pjesa e parë

Pjesa e dytë ishte shumë e ngjashme me atë të parën. Pak sekonda pas fillimit të pjesës së dytë shënon Taulant Rusinovci. Nuk shkruan as 4 minuta të plotë ku i njejti lojtar shënon përseri duke e derguar Besën në 3 gola në epërsi dhe rezultati ishte 2-5 në të mirë të Besës. Lojtarët e Prishtinës shënojnë edhe një herë duke e ngushtuar rezultatin në 3-5. Gëzimi i Prishtinës nuk zgjati shumë ku një minutë më vonë shënon Drilon Paqarizi për të shuar të gjitha shpresat e Prishtinës. Deri në fund të ndeshjes, Ron Radoniqi ndëshkohet me karton të verdhë për shkak të nderhyrjes së ashpër, gjithashtu edhe Vahid Krasniqi ndëshkohet me karton të verdhë për shkak të protestimit ndaj referit duke treguar paknaqësinë e tij si kapiten ndaj referimit jo te sakt të referave të ndeshjes. Prishtina aplikon lojen me 5 lojtarë një minutë para përfundimit të ndeshjes ku doli të ishte efikase ku shënojnë pak para përfundimit të ndeshjes. Epilogu zyrtarë i ndeshjes 4-6 në të mirë të mysafirëve. Javen tjetër ndeshemi me Pejën në Pejë.

FC Prishtina – FC Besa / Pjesa e dytë


Super Liga e Kosovës 2017/2018

Pallati i Rinis dhe Sporteve Prishtine

(fcbesa)
FC Mabetex Prishtina
FC Besa
4 - 6
Final Score

Leave a Reply