Besa e fillon sezonin pranveror me fitore

Është zhvilluar ndeshja e parë në sezonin pranveror ndërmjet FC Drenicës dhe FC Besës, ku musafirët arrijnë fitore me rezultat të ngushtë 3-4.

Në këtë ndeshje debutuan përforcimet më të reja të klubit Besa që janë: Ferid Agushi, Taulant Ismaili dhe Dragan Petrovic.

Besa e fillon më mirë ndeshjen ku në minutën e 6′ shënon Jeton Rukovci. Vendasit kundër përgjigjen me dy gola në minutën e 8′ dhe atë të 11′ pas dy gabimeve në mbrojtje duke i mundësuar Drenicës të shënojnë. Nuk kaluan as dy minuta të plotë ku pas një aksioni të mrekullueshëm nga lojtarët e Besës, barazojnë rezultatin në 2-2 pas një asistimi të mrekulleshëm nga Agon Rexha tek Taulant Ismaili i cili debutoi me golin e tij të parë në fanellën e Besës. Vendasit shënojnë edhe një herë në portën e Besës. Derisa zhvilloj ndeshja Besa kishte raste të mira shënimi ku Agon Rexha e konkretizon me gol në minutën e 19′ pas një goditje mjeshtërore dhe barazon rezultatin në 3-3.

Pjesa e dytë ishte më dinamike por më pak gola. Përseri Besa e fillon më mirë ndeshjen, ku në minutën e 21′ Taulant Ismaili shënon por i anulohet goli i tij me pretekstin e prekjes me dorë ku në inqizimet tona shihet qartë se lojtari e ka shënuar golin në menyrë të rregullt. I njejti lojtarë ndëshkohet padrejtësisht direkt me karton të kuq, ku në videon e postuar më poshtë shihet qartë ngacmimi fizik nga lojtari i Drenicës i cili stimilon dhe me këtë rast gjyqtarët ndëshkojnë Ismailin. Të pafuqishëm u treguan vendasit ku nuk përfituan nga ky skandal, vetëm se Besa u motivua edhe më shumë. Me besim të plotë kryetrajneri Adnan Hyseni aplikon lojën me 5 lojtarë i cili kishte për qëllim vetëm fitoren dhe rrezikoi ndeshjen edhe pse rezultati ishte i barabart por që rezultoi të ishte shumë e sukseshme ku shënon Orhan Ibishi kështu duke e vendosur epilogun zyrtarë të kësaj ndeshje.

Super Liga e Kosovës 2017/2018
(fcbesa)
FC Drenica
FC Besa
3 - 4
Final Score

Leave a Reply