Besa e fort për Drenicen, triumfon në shtëpi

Ndeshja e xhiros së V ndërmjet FC Besës dhe FC Drenicës i takoj ekipit vendas me rezultat 6:5.

Qysh nga fillimi i ndeshjes u pa që lojtarët e Besës ishin më të disponuar dhe me të angazhuar në lojë. Kjo u pa me realizimin e golave nga Artidon Kelmendi (9′) (20′), Labinot Shala (16′) dhe Behar Topalli (17′) të cilët shënuan në pjesën e parë.

Vlenë të cekët që kishim mungesë të madhe lëndimin e Shkodran Loshaj i cili 5 minuta pas fillimit të ndeshjes u lendua dhe iu pamundësua zhvillimi i pjesës tjetër të ndeshjes.

Pjesa e dytë ishte më e ashpër dhe me shumë faulla. Me 2 gola të tjera të shënuara nga Besa përmes Fatlum Pishtanit (28′) dhe Zeqë Kuqit (34′), përmbyllëm serinë e golave kështu duke e vendosur epilogun zyrtarë të ndeshjes 6:5.

Falenderojmë të gjithë të pranishmit në palestrën e sporteve Karagaqi e në veçanti tifo-grupin BESA BOYS të cilët ishin lojtari i 6-të në parket ku nuk pushuan për asnjë moment së përkrahuri ekipin e zemrës.

Javen e ardhshme do jemi mysafirë tek Mabetex Prishtina për të zhvilluar ndeshjen e xhiros së VI.