Besa e mbyll sezonën me barazim ndaj Feniksit

Me ndeshjën e zhvilluar sonte në palestrën “Karagaqi” në Pejë ndërmjet FC Besës dhe FC Feniks ka përfunduar sezona dhe tani vazhdojmë në Play-Off.

Si qdo herë, edhe këtë herë ndeshja u karakterizua me shumë rivalitet ndërmjet dy ekipeve, me raste të shumta e me ashpërsi të madhe. Ndeshja filloj më mirë për ekipin tonë ku shënuam dy herë përmes Dragan Petrovic dhe Agon Rexhës por që falë dy gabimeve tona pësuam dy herë.

Ajo qka vlenë të cekët është që ndeshja ishte shumë e ashpër nga dyshja e lojtarëve tanë të cilët janë të huazuar tek Feniksi për vetëm 3 muaj të cilat janë Drilon Paqarizi dhe Mergim Dervishaj e që për ne ato ndërhyrje brutale janë të pa kuptueshme.

Edhe pse ndeshja ka përfunduar me rezultat të barabartë 2-2, të dy ekipet mbajnë të njejtat pozita në tabelë, por kjo ndeshje ishte një mundësi e mirë para ndeshjeve të Play-Offit që të shohim dhe të gjejmë formën e arritjes së titullit Kampion.

Ndeshjën e parë të Play-Offit do ta zhvillojmë si mysafir në Gjakovë ku do të ndeshëmi me Liburnin në javën që vjen.

Leave a Reply