Besa e pafat në ndeshjën kundër Pejës

Derbi i qytetit ndërmjet FC Pejës dhe FC Besës ka përfunduar në të mirë të vendasve ku arritën fitore të ngushtë me rezultat 5-4.

Pamje e zymtë ishte në palestrën “Karagaqi” ku munguan shikuesit për shkak që FC Peja është denuar nga Komisioni i Futsallit të Kosovës, e që bënte që lojtarët të mos kishin motivim të madh ku dihet që sa herë që janë takuar këto dy ekipe palestra “Karagaqi” numronte mbi 2 mijë përsona duke i japur emocion të madh ndeshjes.

Ndeshja ishte shumë e barabartë sa i përket rezultatit, por e dominuar kryesisht nga ekipi ynë me shumë raste shënimi. Më mirë e filluan vendasit të cilët shënuan të parët, ku lojtarët e Besës u kundërpërgjigjën me dy gola në minutën e 9′ përmes Jeton Rukovcit dhe në minutën e 10′ përmes Agon Rexhës. Pas një minuti Peja arrinë ta barazoj rezultatin në 2-2 dhe kaq kishte nga pjesa e parë e ndeshjes.

Edhe pjesa e dytë ishte pothuajse e barabartë me shumë raste shënimi. Deri në fund të ndeshjes u shënuan edhe 5 gola gjithsej.

Si lojtarët ashtu edhe kryesia e klubit nuk janë të kënaqur me këtë rezultat ku po vërehet qartë mungesa e kryetrajnerit Adnan Hyseni i cili që disa muaj nuk është në udhëheqje të ekipit për shkaqe shëndetësore, i cili pritet të kthehet nga ndeshja e radhës e që është kundër Feniksit. Kryetrajneri Adnan Hyseni përkundër situatës së tijë shëndetësore ju ka premtu lojtarëve duke e parë nevojën urgjente se nga ndeshja me Feniksin do të kthehet në krye të ekipit që së bashku me lojtarët të rrugëtojmë drejt titullit Kampion e që për lojtarët ky lajm ishte diqka e jashtëzakonshme ku u mirprit nga të gjithë. Përkundër kësaj kryesia e klubit është e kënaqur dhe i falendëron lojtarët për angazhimin në derbin lokal  edhe përkundër që rezultati final nuk ishte në favorin tonë dhe shpreson në ndeshje më të mira në të ardhmen.

Leave a Reply