Besa fiton derbin me rezultat të thellë 6:1 dhe trondit Prishtinën në Karagaç të Pejës

Askush nuk e kishte pritur që lojtarët e klubit tonë do fitonin derbin e ndeshjes së parë të sezonës së dytë me rezultat bindës 6:1 por ata që ishin afer klubit duke parë punën e madhe që është bërë nga trajnerët Adnan Hyseni dhe Afrim Belegu por edhe të gjitha kushtet e krijuara nga klubi për lojtarët e tregon arsyen pse sunduam në këtë derbi dhe fituam me rezultat 6:1 i cili rezultat ka mundur të jetë edhe më i thellë duke parë lojën e shkëlqyeshme nga të gjithë lojtarët e aktivizuar duke mos harruar ti cekim se në këtë derbi kishim 3 mungesa të rëndësishme për shkak të lëndimeve si Jeton Rukovci, Oso Gjinovci dhe Besfort Musaj. Golat në këtë ndeshje i shenuan: Taulant Rusinovci, Vahid Krasniqi, Shkodran Loshaj, Agon Rexha, Ermir Kryeziu dhe Nik Laski.

Ndeshjen e radhës klubi jonë e zhvillon si musafir në Pejë kundër FC Peja në derbin lokal të futsallit i cili mbush Palestren Karagaçi dhe jep mundësi për të parë nga afër një derbi shumë të madhë por edhe adrenalinë maksimale.

17237005_1412824338769307_242467882_o

17269689_1412824265435981_2007915765_o

Leave a Reply