Besa fiton me lehtesi kunder Llapit, shkelqen Vahid Krasniqi

Besa zhvilloi mbrëm ndeshjen e xhiros së IV të këtij sezoni kundër BB Llapit e cila rezultoi të jetë ashtu siq e prisnim, e lehtë dhe me shumë gola.

Udhëtuam në Podujevë për të zhvilluar ndeshjen me Llapin dhe duke shpresuar për fitore të lehtë dhe ashtu ndodhi. Ndeshja pothuajse ishte gjithnjë në dominimin e ekipit të Besës përveq në minutën e 4′ ku pas një ndërhyrje të ashpër ndëshkohet Vahid Krasniqi dhe nga goditja e lirë shënojnë lojtarët e Llapit. Pas kësaj Besa dominoi plotësisht ku në minutën e 6′ shënon Ron Radoniqi nga ekzekutimi i mrekullueshëm nga këndi. Ndeshja zhvillohej me raste dhe shumë faulla nga ana e vendasve, e cila rezultoi të ishte në të mirë të Besës ku pas faullit të 6 nga Llapi i cili ndodhi në minutën e 16′, atë e ekzekutoi me mjeshtri Vahid Krasniqi. Deri në fund të pjesës së parë Vahidi shënon edhe dy herë për të kompletuar hat-trickun e tij, dhe në të dyja herët shënon nga penalltia. Me këtë rast përfundon edhe pjesa e parë e ndeshjes duke udhëhequr Besa me rezultatin 1-4.

BB Llapi vs FC Besa – Pjesa e parë

Vahidi e dëshmoi që ishte në super-form mbrëm në ndeshjen kundër Llapit, ku me fillimin e pjesës së dytë i shënoj edhe 3 gola të tjerë në tre minutat e parë, kështu duke e kompletuar hat-trickun e dytë përsonal.

Në minutën e 24′ shënon Llapi. Tre minuta më vonë ndëshkohet me të kuq Besfort Musaj ku e lë Besën me një lojtar më pak. Pas këtij gabimi nga Besfort Musaj, lojtarët e BB Llapit shënojnë. Besa shënon edhe katër herë, dy herë përmes Jeton Rukovcit  dhe dy herë të tjera përmes Ron Radoniqit i cili e kompleton hat-trickun e tij në këtë ndeshje. Llapi shënon edhe dy herë deri te përfundimi i ndeshjes dhe me këtë rezultat përfundon kjo ndeshje.

BB Llapi vs FC Besa – Pjesa e dytë

Super Liga e Kosovës 2017/2018

Hakif Zejnullahu - Podujeve

(fcbesa)
BB Llapi
FC Besa
5 - 11
Final Score

Leave a Reply