Besa fiton në Junik pas një ndeshje spektakolare

Një ndeshje e mrekullueshme me atmosferë shumë të mirë dhe me shumë raste e karakterizon ndeshjen ndërmjet KF Junikut dhe FC Besës.

Ndeshja ishte shumë e fortë e dominuar nga lojtarët e Besës të cilët kishin shumë raste shënimi por portieri i Junikut ishte në formën e tijë më të mirë duke i mbrojtur mbi 20 raste shumë të mira shënimi nga lojtarët e Besës.

Më mirë e filluan ekipi i Besës duke shënuar dy herë në portën e Junikut, një herë në minutën e 2′ përmes Taulant Ismailit dhe në minutën e 12′ nga Agon Rexha. Juniku ngushton epërsinë dy minuta më vonë në 1-2. Me këtë rezultat përfundon pjesa e parë.

Edhe në pjesën e dytë vërehej lojë më shumë raste nga Besa, por përseri për qdo lavdatë ishte portieri i Junikut ku i pamundësoj Besës të shënonte, deri në minutën e 39′ kur Francisco Felix shënon dhe e vëndos epilogun zyrtarë të kësaj ndeshje në 1-3 në të mirë të Besës.

Falendërojmë klubin Juniku dhe tifozët e shumtë të cilët ishin prezent në palestrën Ereniku për pritjen dhe atmosferën në palestër, gjithashtu për ndeshjën spektakolare të zhvilluar mbrëmë.

Super Liga e Kosovës 2017/2018
(fcbesa)
KF Juniku
FC Besa
1 - 3
Final Score

Leave a Reply