Besa kalon në gjysëmfinale të kupës së Kosovës në futsal

Është zhvilluar ndeshja ndërmjet BB Llapit dhe FC Besës e cila ishte e vlefshme për kupën e Kosovës ku Besa triumfoi dhe kaloi në gjysëmfinale të kësaj kupe.

Ndeshjen më mirë e filluan vendasit ku shënuan dy herë në portën e Besës në minutën e 13′ dhe atë të 16′. Në pjesën e parë Besa luajti me lojtarët e rinjë dhe disa nga lojtarët kryesor duke aplikuar teknika të ndryshme të lojes.

Në pjesën e dytë ndryshohet terësisht strategjia e lojës së Besës ku me inkuadrimin e Jeton Rukovcit dhe Taulant Rusinovcit në lojë, Besa barazon rezultatin në 2-2 gjashtë minuta pas fillimit të pjesës së dytë. Lojtarët e Llapit shënojnë edhe një herë duke e ngritur epërsinë e tyre në 3-2. Kaq kishte nga vendasit, Jeton Rukovci barazon rezultatin në 3-3, përderisa Ron Radoniqi shënon dy gola të mrekullushme duke e paraboluar portierin në mënyrë mjeshtërore. Edhe Paqarizi hyn në listen e golashënuesve ku disa sekonda pa përfunduar ndeshja shënon në portën e kundërshtarëve, kështu duke e vendosur epilogun zyrtar të kësaj ndeshje me fitore të Besës 3-6.

Javen e ardhshme do të zhvillohet gjysmëfinalja e kupës së Kosovës si kundërshtarë do të kemi FC Liburn nga Gjakova, ndeshje e cila do të zhvillohet në palestrën e sporteve “Karagaqi” në Pejë. Në këtë ndeshje do të luaj edhe përforcimi më i ri Agon Rexha.

Leave a Reply