Besa merr fitoren e tretë rresht, mund edhe Përlepnicën me rezultat 5:1

Në Palestren e Sporteve Karagaçi në Pejë klubi jonë arriti një fitore të lehtë kundër KF Përlepnices nga Gjilani me rezultat 5:1 dhe kjo fitore ishte e treta rresht. Edhe në këtë ndeshje lojtarët tonë ishin mbizotërues në parket. Trajneri Adnan Hyseni ju dha mundësi të gjithë lojtarëve të kenë minutazh dhe me këtë rast pjesa e dytë ishte e tëra për lojtarët e ri si Ermir Kryeziu, Nik Laski, Melos Kelmendi, Atdhe Dauti dhe Erik Mehmeti. Këta talentë shfrytëzuan pozitivisht besimin e trajnerit dhe treguan vlerat që kanë.

Leave a Reply