Besa mposht me rezultat bindës Junikun

Në Junik lojtaret e Besës treguan klasin e tyre duke mbizotruar ndeshjen gjatë gjithë kohes në palestren Ereniku në Junik.

Ndeshjen e filluam më mirë duke shënuar përmes Shkodran Loshaj dhe pothuajse e gjithë ndeshja është dominuar nga lojtarët tanë. Për këtë tregon më mirë rezultati final i cili përfundoj 2-9 në të mirë të ekipit tonë edhe pse ishte një ndeshje e ashpër dhe me raste të shumta shenimi.

Ndër të dalluarit në ekipin tonë i cili shenoj hat-trick është Orhan Ibishi, kështu duke shenuar nga dy here Artidon Kelmendi dhe Zeqë Kuqi. Në listen e golashenuesve janë edhe Shkodran Loshaj dhe Valdrin Qestaj.

Ndeshjën e radhës e zhvillojmë në Karagaq të Pejës, kundër FC Pejës ku njihet si derbi i qytetit dhe ftojmë të na përkrahni në këtë ndeshje të rendësishme drejt titullit të kampionit.

Leave a Reply