Besa mposht Prizrenin në shtëpi

Xhiron e parë te kampionatit 2019/2020 e nisëm me fitore duke e mposhtur Prizrenin në Karagaq të Pejës.

Ky kampionat për ne është shumë domethënës pas sakrificave që përjetuam muajt e fundit. Me ndryshime të mëdha në klub, arritëm të fitojmë në shtepi duke e mposhtur Prizrenin me rezultat të ngushtë 7-6.

Të pranishmit në palestrën Karagaqi u kënaqen me lojën e treguar nga të dy ekipet të cilat patën raste dhe gola të shumta. Besa qysh nga fillimi u dallua për posedim dhe kontroll të lojës gjë që rezultojë në 3 pikët e para të këtij kampionati. Golat për Besen i shenuan: Fatlum Pishtani(1), Behar Topalli(1), Shkodran Loshaj(1), Endrit Gjurkaj(1), Zeqë Kuqi(1) dhe Orhan Ibishi(1). Ndeshjen e radhes do ta zhvillojmë në Junik.

Falenderojmë të gjithë të pranishmit e në veqanti tifo grupin BESA BOYS për përkrahjen e parreshtur që na mbeshtetën gjatë gjithë ndeshjës.

Leave a Reply