Besa nuk di te ndalet fiton edhe kunder Perlepnices me rezultat 5:1

Ndeshja e xhiros së VI në Superligën e Kosovës ku ekipi Besa kishte përball KF Perlepnica nga Gjilani dhe kjo ndeshje tregoj se lojtarët në krye me trajnerin Valon Gashi nuk lejojnë të ndodh befasi dhe në asnje moment nuk lejuan që të rrezikohej fitorja. Kjo ndeshje kishte një specifik ku në bankin nuk ishte trajneri Adnan Hyseni sepse ishte në Gjermani dhe në këtë ndeshje kryetrajner ishte Valon Gashi ku edhe tregoj se klubi Besa ka mundësi të shumta si në taborrin e lojtarëve por edhe në atë të stafit. Ndeshja u vendos në pjesën e parë ku rezultati pas perfundimit të 20 minutave ishte 4:0 për Besën,  edhe në pjesën e dytë pat shumë raste shënimi por u shënua vetëm një gol nga lojtarët e Valosh Gashit si dhe raste të shumta të humbura nga lojtarët vendas në momente vendimtare nuk ishin të sakt para portes. Vlen të ceket se në këtë ndeshje u inkuadruan edhe disa lojtar të ri si Erik Mehmeti, Urim Berisha dhe portjeri i tret Labinot Dakaj, gjithashtu mos të harrojmë edhe portjerin Bajram Ramadani ishte i jashtëzakonshëm ku pos pritjeve të shumta gjatë ndeshjes ndali edhe një penallti nga 10 metra. Për Besen në ndeshjen kundër KF Perlepnices shënuan Vahid Krasniqi 4  gola dhe Jeton Rukovci 1 gol.

Leave a Reply