Besa rikthehet tek fitoret, mposht Drenicën në shtëpi

Klubi ynë i është rikthyer fitoreve, në këtë rast duke e mposhtur ekipin e FC Drenicës në “Karagaq” të Pejës me rezultat 4-2.

Pas rezultatit zhgenjyes ndaj Prishtinës, klubi është riorganizuar dhe ka mbledhur fuqitë e nevojshme që në ndeshjën me Drenicën të dal triumfues, dhe kështu ndodhi. Të etur për fitore u pa qysh nga fillimi i ndeshjës në të cilën organizuam shumë raste shënimi ku disa prej tyre i konvertuam në golë. Vlenë të cekët që në këtë ndeshje kemi hasur me referim skandaloz të cilët kanë demtuar të dy ekipet me vlerësimet e tyre, e që ishin të shumta dhe të gabueshme.

Nga pjesa e parë e ndeshjes u ndamë me rezultat të barabartë në 1-1, ku për klubin tonë shënoj Melos Kelmendi në minutën e 12-të.

Pjesa e dytë ishte më produktive por gjithashtu edhe më e ashpër. Bardh Kelmendi, i sapoardhuri nga Feniksi ka debutuar me golë në fanelën e Besës i cili e ngriti epërsinë e Besës në 2-1. Gjërat shkuan më mirë për ekipin tonë ku Ron Radoniqi shënon për 3-1 dhe Shkodran Loshaj shënon një minut para përfundimit të ndeshjës për të vendosur rezultatin final në 4-2 në të mirë të skuadrës tonë.

Leave a Reply