Besa triumfon edhe në ndeshjën e dytë

Me rezultate pozitive përfundoj edhe ndeshja kundër Përlepnicës e cila është zhvilluar në Pejë në palestrën “Karagaqi”.

Të etur për fitore ekipi i Besës e fillon lojen duke treguar angazhim maksimal në arritjen e tre pikëve të vlefshme dhe shumë të rendësishme në kampionatin të cilin sapo e kemi filluar. Vlen të cekët që në këtë ndeshje kemi treguar efikasitet të mrekullueshëm në mbrojtje ku e kemi parandaluar ekipin e Përlepnicës që të shënojnë në portën tonë.

Besfort Musaj është ai që e fillon shënimin e golave për Besën dhe atë e bëri në minutën e 6′ pas një sulmi të mrekullueshëm të ekipit. Ndeshja zhvillohej me shum raste nga lojtarët e Besës por të pafat në realizimin e tyre. Kështu ndodhi deri në minutën e 19′ ku 7 sekonda para se të përfundonte pjesa e parë Elton Maxharraj shënon nga goditja e lirë me ç’rast përfundon edhe pjesa e parë e ndeshjes.

Edhe pjesa e dytë ishte e ngjajshme me atë të parën. Shum raste por pak realizime. Edhe në këtë pjesë të ndeshjes ishin vendasit ata që shënuan dy herë në portën e kundërshtarit. Taulant Rusinovci shënon në minutën e 24′ dhe Mërgim Dërvishaj shënon në minutën e 30′. Dhe ky ishte epilogu final i kësaj ndeshje duke e shpallur Besën fituese me rezultat 4-0.

Super Liga e Kosovës 2017/2018

Karagaq Peje

(fcbesa)
FC Besa
KF Perlepnica
4 - 0
Final Score

Leave a Reply