Besa triumfon me lehtësi ndaj Përlepnicës

Është zhvilluar xhiro e XI në supërligën e Kosovës në futsal ndërmjet KF Përlepnicës dhe FC Besës ku mysafirët triumfuan bindshëm në këtë ndeshje.

Pasi që ekipi i Përlepnicës gjendët në pjesën e poshtme të tabelës është menduar që kjo ndeshje do të jetë e lehtë për ekipin e Besës dhe siq pritej ashtu edhe ndodhi. Pjesa e parë ishte kryesisht në dominim të ekipit të Besës. Më mirë e filluan mysafirët ku në minutën e 3′ shënon Dragan Petrovic dhe një minutë më vonë shënon Agon Rexha për të ngritur epërsinë e Besës në 0-2. Ndeshje e fortë zhvillohej nga ana e Besës duke zhvilluar shumë raste shënimi por të pafatë në realizimin e tyre. Në minutën e 20′, Besa shkakton faullin e 6-të kështu duke i mundësuar Përlepnicës të shënojnë nga penalltia, dhe atë e bëjnë. Me këtë rezultat ekipët shkojnë në pushimin e pjesës së parë, duke shpresuar për një lojë më të mirë të Besës në pjesën e dytë.

Edhe pjesa e dytë u dominua plotësisht nga Besa. Kjo e tregon më së miri kur në minutën e 22′ shënon Jeton Rukovci duke e ngritur epërsinë e Besës në 1-3. Nuk kaluan as dy minuta të plotë ku me mjeshtri shënon Agon Rexha golin e tij të dytë në ndeshje. Orhan Ibishi hyn furishëm në lojë kështu duke shënuar dy herë në minutën e 26′ dhe duke e ngritur epërsinë e Besës dukshëm në 1-6. Përlepnica arrinë të shënojë edhe një herë në portën e Besës në minutën e 30′ dhe kjo ishte e gjitha qfar mundi të bënte Përlepnica në këtë ndeshje. Besa zhvillonte lojë të mrekullueshme me raste të një pas njëshme disa herë duke goditur shtyllen por që fati nuk ishte në anën tonë. Kjo nuk e ndaloj Besën që të ishte produktive ku në minutën e 37′ shënon Ron Radoniqi. Përlepnica shkakton faullin e 6-të të pjesës së dytë por Atdhe Dauti nuk arrin të shënoj. Dy minuta më vonë Atdhe Dauti shënon duke e vendosur epilogun zyrtar të ndeshjës në 2-8.

Super Liga e Kosovës 2017/2018

Palestra e Sporteve "Bashkim Selishta - Petriti"-Gjilan

(fcbesa)
KF Perlepnica
FC Besa
2 - 8
Final Score

Leave a Reply