Besa vazhdon me fitore, mposht Junikun në Karagaq

Xhiro e VII e kësaj sezone na takojë me Junikun në “Karagaq” të Pejës. Triumfi i kësaj ndeshje i takojë ekipit tonë me të cilën shënuam fitore solide me rezultat 5-2 kundër Junikut.

Siq ju kishim paralajmëruar në këtë ndeshje munguan kapiteni Agon Rexha i cili ishte ftuar në reprezentacionin e Anglisë në futsal dhe Ron Radoniqi i cili ishte i lenduar. Përkundër këtyre dy mungesave lojtarët tanë e kryen detyrën me sukses. Pesë gola mjaftuan që të mposhtim Junikun duke i pamundësuar të shënojnë më shumë se dy herë.

Pjesa e parë e ndeshjes nuk tregojë rezultat të mirë për ekipin tonë ku u etiketuam me kartonë të verdhë ndaj Orhan Ibishit dhe me një golë nga Juniku edhe përkundër rasteve të shumta. Ekipet shkuan në pushim me rezultat minimal në të mirë të musafirëve.

Pjesa e dytë mori kahje tjetër. Besa dominoi plotësisht duke i shënuar gjithsej 5 gola. Melos Kelmendi u tregua shumë i vemendshëm që nga fillimi i pjesës së dytë duke shënuar dy herë dhe duke e derguar Besën në avantazh. Juniku shënoj edhe një herë kështu për të ja lënë skenën Besës ku shënuan edhe 3 gola radhasi. Endi Hoti, Bardh Kelmendi dhe Fatlum Pishtani ishin ata që vendosën rezultatin final të ndeshjës në 5-2 për klubin tonë.

Javën e ardhshme udhëtojmë në Prizren për të zhvilluar ndeshjën e fundit të kësaj sezone.

Leave a Reply