Besa vazhdon traditen, mposht Pejen në Karagaq

E deshmuam përseri që qyteti i Pejës është kuq dhe bardh. Edhe në këtë ndeshje dolëm triumfues në derbin e qytetit kështu duke e vazhduar traditen e fitoreve në Karagaq.

Është zhvilluar xhiro e III-të e kampionatit 2019/20 kundër Pejes, duke triumfuar në Karagaq kështu duke grumbulluar 3 pikët e radhës.

Djemt e Besës ishin të motivuar dhe të etur për fitore. Loja e mirë dhe angazhimi i lojtarëve u vërejt në parket kështu duke i shënuar 4 here ekipit të Pejës.

Golat për FC Besën i shënuan: Shkodran Loshaj (2), Fatlum Pishtani (1) dhe Zeqë Kuqi(1).

Në këtë ndeshje mungojë kryetrajneri Adnan Hyseni i cili ndodhet në Gjermani për shkaqe shëndetësore dhe në zëvendësimin e tij ishin Genc Vokshi dhe Artidon Kelemendi.

Falenderojmë të gjithë të pranishmit në palestrën e sporteve Karagaqi e në veçanti tifo-grupin BESA BOYS të cilët ishin lojtari i 6-të në parket ku nuk pushuan për asnjë moment së përkrahuri ekipin e zemrës.

Javen e ardhshme udhëtojmë në Podujevë për të zhvilluar ndeshjën e xhiros së IV-të kundër FC Llapit.

Leave a Reply