Derbi Dukagjinas përfundon me barazim

Ndeshja ndërmjet FC Besës dhe FC Liburnit siç njihet edhe si derbi Dukagjinas përfundoj me barazim.

Në këtë ndeshje u rikthye kryetrajneri Adnan Hyseni i cili kishte munguar që nga fillimi i këtij kampionati për shkak të problemeve shëndetësore. Rikthimi i kryetrajnerit erdh si nevojë e ndryshimit në krye të klubit dhe ky ndryshim dha rezultat ku u pa motivimi i madh i lojtarëve të cilët e dominuan ndeshjën, përkundër barazimit i cili ndodhi në sekondat e fundit të ndeshjës kur shënuan lojtarët e Liburnit.

Mungesë të madhe kishim edhe kapitenin Shkodran Loshaj njëri ndër lojtarët më të mirë të supërligës i cili ishte i lënduar.

Përkundër këtyre, Besa ishte e motivuar dhe me shumë bindje dhe angazhim maksimal zhvilluan derbin Dukagjinas njëherit xhiron e 7-të më radhë të supërligës së Kosovës në futsal.

Ndeshjën e filluam më mirë kur në minutën e 5′ Behar Topalli shënon për të vendosur Besën në avantazh. E gjithë ndeshja u zhvillua me rivalitet të madh si gjithnjë, me shumë raste nga lojtarët e Besës por të pafat në konkretizimin e tyre. Deri pak sekonda para përfundimit të ndeshjes Besa kryesonte ndeshjën në 1 gol epërsi derisa Liburni shënoj në sekondat e fundit për të vendosur epilogun zyrtar të ndeshjes në 1-1.

Falenderojmë të gjithë të pranishmit për atmosferen fantastike dhe falenderojmë në veçanti tifogrupin BESABOYS për përkrahjen e parreshtur gjatë gjithë ndeshjes.

Ndeshjen e radhës e zhvillojmë në Malishevë e vlefshme për xhiron e 8-të.