FC Besa e fillon në mënyrën më të mirë kampionatin 2017/2018

Sot është zhvilluar ndeshja e parë e kampionatit 2017/2018 në SupërLigën e Kosovës në futsal ndërmjet FC Besës dhe FC Drenicës. Ndeshja është zhvilluar në palestrën e sporteve “Karagaqi” në Pejë me një numër të konsiderueshëm të njerëzve që e përkrahën ekipin e zemres.

Ndeshja filloi si është më së miri për ekipen vendase ku pothuasje ishte pjesa e parë e cila e vendosi fituesin e kësaj ndeshje. FC Besa shënon e para përmes Drilon Paqarizit në minutën e 6′. Nuk kalon as një minutë kur Elton Maxharraj shënon për Besën kështu duke e ngritur rezultatin në 2-0 në të mirë të vendasve. Në minutën e 10 musafirët shkaktojnë faullin e 6 me këtë rast do jetë penallti për ekipin e Besen ku Elton Maxharraj e ekzekuton me mjeshtri dhe vendos rezultatin në 3-0 për Besën. Ne minutën e 14 shënon Taulant Rusinovci dhe një minut më vonë në listën e golashënuesve hyn edhe Ron Radoniqi ku me këtë rast vendoset edhe rezultati i pjesës së parë, 5-0 në të mirë të ekipit të Besës.

Besa e ka dominuar terësisht pjesën e parë duke ia pamundësuar kundërshtarit që të shënoj. Edhe pjesa e dytë ishte në favor të ekipit të Besës ku në minutën e 29′ shenon Jeton Rukovci ndërsa në minuten e 34′ shënon Mergim Dervishaj dhe në minutën e 35′ shënon Ron Radoniqi. Musafirët shënojnë një gol në minutat e fundit të ndeshjës pas një kundërsulmi. Rezultati final i kësaj ndeshje është 8 – 1 në të mirë të vendasve.

Leave a Reply