FC Besa Futsal reagon ndaj vendimit të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së

Vendimi i Komitetit Ekzekutiv në Federaten e Futbollit të Kosovës që futsalli konkretisht ekipet e Supërligës të vazhdojnë vetëm me 4 ekipet e para në tabelë direkt në ndeshjet e play-offit dhe në një sistem turneu është i gabueshëm, i padrejtë edhe ndaj 6 ekipeve tjera në Supërligë poashtu edhe për 4 ekipet e para si dhe i dëmshëm për vetë futsallin por edhe denigron kontributet e të gjitha klubeve.

  1. E para kur merret një vendim nga institucioni si FFK-ja ky vendim vjen pas një analize të detajuar nga tereni e gjithashtu edhe në konsultim me akteret kryesor e që janë klubet. Ky vendim ka ardhë pa konsultim me klubet dhe nuk e di në baze të cilës analizë, pra kush e bëri analizën në qoftse Komiteti Ekzekutiv ka pas para vetes nje të tillë kush është ai apo ata që e kanë bërë këtë vlersim. Ne e dim që në Komitetin Ekzekutiv të FFK-së futsalli ka një perfaqesues jo i derguar nga futsalli po i vendosur aty nga vetë Federata vite më parë edhe pse personi në fjalë nuk përfaqeson futsallin sepse nuk është propozu nga futsalli dhe nuk e njef këtë sport, ajo qka dim është se 2 vite më parë ka kriju një klub në Ferizaj dhe fatkeqesisht aj klub ndoshta pa meritën e lojtareve gjindet ne vendin e fundit ne ligën e parë jo që qyteti i Ferizajit nuk ka tradit në futsall dhe lojtar tepër të talentar por se ndoshta arsyeja që të arsyetohet vendi i tijë në Komitetin Ekzekutiv ka bërë që personi në fjalë të jetë figurativisht pjesë e një klubi në futsall. Siq e dim që edhe Federata ka një komision të futsallit i cili është përgjegjës për mbarvatjen e garave po a mund te tregoj dikush se a mos ndonje vlersim ka shku ne Komitet Ekzekutiv nga ky komision nga i cili kam marre informatë se as qe është pyet për një gjë të tillë.
  2. Në këtë vendim është cek se nuk do të largohet asnje ekip nga Superliga përveq që do inkuadrohen dy ekipe nga Liga e Parë e qe për mua së pari është vetem nje veprim si thot populli me qit hi syve si dhe është i dëmshëm sepse Superliga e Kosovës në Futsall ka nevoj për avancim e jo stagmin e me këtë edhe po bëhet sepse po ulet profesionalizmi dhe po dëmtohen klubet shumë edhe në bazë të buxhetit kur dihet se shtohen edhe disa ndeshje shtese ne kampionatin e ardhshem 2020/2021.
  3. Vendimi i Komitetit Ekzekutiv është bazu kinse në bazë të vendimit të Ministris së Shëndetësisë gjegjësisht të IKSHP-së përshkak të rrezikut nga mundësia e infektimit me COVID19 e ne këtë rast bie ndesh me të vërtetën se kur Futbolli konkretisht Superliga mund t’i zhvilloj garat ku në një ndeshje vetem brenda 2 ekipeve mund të kalojnë numrin e 70/80 personave kurse ne futsall janë shumë më pak atëherë lind pyetja si mund të ketë më rrezik në futsall se sa në futboll?
  4. Ky vendim shkel mbi të drejtën e lojtarëve të cilët qysh nga fillimi i pandemisë kanë vazhdu përgaditjet në mënyrë individuale dhe duke prit me padurim fillimin e kampionatit (sezonës së dytë) e veqanerisht pas vendimit dhe mundesisë që ju dha Superligës së Kosovës në Futboll të njejtit pritnin një vendim të drejtë edhe për futsallin.
  5. Vendimi që 4 ekipet të perfundojn kampionatin 2019/2020 me ndeshje të play-offit në një qytet neutral vetem me nga një të tillë i cili përkon me nje organizim të një turneu më të dobët të mundshëm, shkel edhe mbi çdo norme të drejte si në rrugëtimin, kontributin, masovizimin dhe imazhin e madh si në garat vendore po ashtu edhe në garat ndërkombëtare ku Kosova në futsall ka arrit që të plasohet në top 16 skuadrat më të mira ne Evrop përmes kualifikimeve në Champions League.
  6. Edhe me i rënd bëhet ky vendim kur dihet se ne si akter që kemi kriju klube konkretisht unë klubin FC Besa Futsall pjesë e së cilës kan qenë me qindra të rinjë shumë nga ta sot janë bazament i shumë ekipeve të Superligës fal punës time profesionale, kemi punu pa pushim, angazhu e shpenzu tepër shumë prej vitit 2008 dhe pa asnjë interes të merret pa asnje konsultim.

Si kryetar e trajner i klubit FC Besa Futsall nga Peja e kam prit këtë vendim tepër vështirë sepse na kthen në mendim se pse ne kemi kontribu aq shumë prej vitit 2008, pse e sakrifikova aq shumë edhe familjen time në aspektin financiar, pse mendova se sakrifica dhe kontributi jonë në sport është i rendësishëm për rininë, qytetin që përfaqesojë, institucuonin dhe vet shtetin dhe i njeti do respektohet nga vendimarrësit brenda FFK-së fal bashkëpunimit duke e ditë se edhe futsalli është pal dmth futsalli është pjesë e intutucionit FFK si kriter edhe i UEFA-së dhe FIFA-së dhe çdo vendim në interes të përgjithshëm duhet të merret fal bashkpunimit dhe jo i njëanshëm. Në qoftse dikujt i dukemi ne që jemi pjesë e futsallit si njerz të dorës së dytë mendoj se e kanë tepër gabim sepse ka të bëjë me njerëz që nuk do lejojnë përkundër që do respektojnë institucionin në të cilin në jemi FFK-në.

Dikush mund edhe të paragjykoj se reagimi im mund të jetë kinse vetem pse FC Besa Futsall gjendet në vendin e 5-të në tabele dhe nuk e ka mundësinë e pjesëmarrjës në ndeshjet e play-offit e po që se edhe do ishim njejt do reagonim por ky reagim vjen si e drejtë e gjithë ati rrugëtimi dhe mos lejimi që askush të shkel mbi mundin, sakrificën tonë jo vetëm të klubit FC Besa pra kundër një vendimi të padrejtë e që nuk përket me asnjë rregullore në të cilën është thënë.

Më mirë do ishte në qoftë se do vertetohej se nuk ka kushte për vazhdim të kampionatit dhe as futbollit nuk do i lejohet sepse rrezikohemi nga mundesia e virusit COVID19 FFK-ja të anuloj komplet garat dhe të shpallet kampion ekipi qe gjindet ne vendin e parë në superligën e Kosovës në futsall se sa të ndodhë një vendim i tillë.