Fitore bindëse ndaj BB Llapit (11:2) në Palestren Karagaqi në Pejë

Edhe një fitore e rëndësishme për ne kundër një ekipi shumë të papërshtatshëm siç është BB Llapi nga Podujeva. Duke e analizuar ndeshjen e parë të zhvilluar në sezonën e parë në Podujevë dhe duke ditur vlerën e fitores në këtë ndeshje ne jemi përgaditur maksimalisht që kjo fitore të mbetet në Pejë por edhe në parket të tregojmë se cilësia tek lojtarët tonë ështe tëpër e lartë dhe ashtu ndodhi ku nga minuta e parë deri në fund mbizotëruam në parket dhe pjesën e parë e mbyllëm me rezultat 5:1 dhe komplet ndeshjen me fitore bindëse 11:2.

Golat në këtë ndeshje i shënuan: Vahid Krasniqi 3, Talunat Rusinovci 2. Kurse nga 1 golë kanë shënuar: Ermir Kryeziu, Nik Laski, Elton Maxharraj, Jeton Rukovci, Oso Gjinovci dhe portjeri Bajram Ramadani.

Leave a Reply