Fitore e rendësishme në palestrën e sporteve “Minatori” në Mitrovicë

Fal angazhimit maksimal të lojtarëve arritëm që të arkëtojmë 3 pikë nga ndeshja e xhiros së VI-të në supërligën e Kosovës në futsal ku na takoj me ekipin nga Mitrovica.

Pjesa e parë nuk tregoj edhe shumë rezultat përkundër rasteve të një pas njëshme të ekipit tonë të cilët arritën të shënojnë dy herë në portën e Mitrovicës e cila përfundoj me rezultat 0 – 2 në të mirë të ekipit tonë.

Ekipet shkuan në pushim të pjesës së parë me rezultat pozitiv 0 -2 për ekipin tonë. Përkundër që ishim në avantazh kryetrajneri Adnan Hyseni  kërkonte më shumë nga lojtarët ku pas instruksioneve të kryetrajnerit lojtarët e paraqitën në parket në pjesën e dytë kështu duke shënuar edhe 10 gola të tjera e duke pasur edhe shumë raste tjera shënimi.

Vlenë të cekët që kryetrajneri Hyseni ka inkuadruar të gjithë lojtarët e ftuar për këtë ndeshje ku përveq inkuadrimit disa arritën të hynë në listën e golashenuesve të kësaj ndeshje.

Në këtë ndeshje shënuan nga dy herë : Melos Kelmendi, Agon Rexha, Endrit Gjurkaj, Orhan Ibishi dhe me nga një gol ishin: Fatlum Pishtani, Alban Gashi, Bardh Kelmendi dhe Endi Hoti.

Ndeshja përfundoj me rezultat 2-12 për FC Besën dhe javën tjetër e presim KF Junikun në shtëpi për të zhvilluar ndeshjën e xhiros së parafundit të kësaj sezone.

Leave a Reply