Historia

Historia

Futsalli është nje sport atraktiv dhe shumë i dashur në Europ dhe Botë e poshtu edhe ne keto 4-5 vitet e fundit edhe në Kosovë e veqanerishtë ne Pejë.

I krijuar nga FFK-se në vitin 2008 si institucion sportiv qe është në Kosovë dhe qe ishte nje nder kriteret e kerkuara për tu përmubushur nga UEFA dhe FIFA për mundesin e kandidimit dhe të pranimit në arenën nderkombëtare të FFK-së.

Gjatë fazës së parë të zhvillimit të futsallit në Kosovë,ishte nje ndër sfidat më të madhe për ata te cilet në atë kohë ishin pergjëgjese për mbarvajtjen rregullt të garave si Komisioni i Futsallit pran FFK-së dhe ato klube permes të cilave perfaqsonin shumë qytete të Kosovës ne këtë sport . Ndeshjet e futsallit mund të zhvillohen vetem në pelestrat e sporteve dhe po të cilat palestra i permbushin standardet dhe kriteret e kerkuara nderkombëtare për mundesin e zhvillimit të ndeshjeve.

Përmasat ,, Sipërfaqja e Fushës ”

Gjatësia e vijës anësore duhet të jetë më e madhe se gjatësia e vijës fundore dhe të gjitha vijat duhet të jenë 8cm të gjera.Për ndeshje jo ndërkombëtare përmasat e fushës janë si vijon:
Gjatësia (vija anësore) minimumi 25m dhe maksimumi 42m Gjerësia (vija fundore) minimumi 16m dhe maksimumi 25m

Për ndeshje ndërkombëtare përmasat janë si vijon:
Gjatësia (vija anësore) minimumi 38m dhe maksimumi 42m. Gjeresia (vija fundore) minimumi 20m dhe maksimumi 25m

Lojtarët

Ndeshja zhvillohet me dy ekipe, secili ekip i përbërë nga jo më shumë se pesë lojtarë, një prej të cilëve është portier dhe ndeshja nuk mund të fillojë nëse një nga ekipet ka me pak se tre lojtarë.Ndeshja mund të braktiset nëse një nga ekipet ka me pak se tre lojtarë në fushë.

Kompeticionet (garat) zyrtare

Gjatë garave zyrtare të organizuara nga FIFA, Konfederatat apo federatat anëtare,numri maksimal i lojtarëve rezervë që mund të përdorën në një ndeshje, është 9, kurse numri i zëvendësimeve që mund të kryhen gjatë një ndeshje është i pakufizuar, kurse ne ndeshjet tjera si ato të ekipit Kombetar “A” mund të përdorën deri në 10 lojtarë rezervë ( maksimumi ).

Kampionati i parë i Superligës se Kosovës në Futsall ,, 2008-2009 ” u zhvillua ne sistemin e turneut, ku në nje qytet dhe ne të njejtën dite zhvilloheshin 5 ndeshje duke llogaritur 10 ekipe e qe ishin pjesë e futsallit Kosovar në atë kohe, por ne vitin e dytë ( kampionatin 2009-2010 ) dhe më kerkes të klubeve është ber ndryshimi i mbartvatjeve të garave e qe është tani, sistemi vajtje – ardhje.

2. Edhe pse ne fillim të këti aktivititi spotivë ishte gjdo gje vullnëtare dhe në menyrën shoqrore, ne si klub jepnim kontributin ton maksimal qe klubi të pasyronte vlerat sa më të larta sportive ku ne atë kohë kishte edhe emrin KF SPACE CLUB – PEJA.

3. Me kalimin e kohes dhe duke e parë rendësin e madhe të keti sporti tek adhuruesit e shumt në Kosovë e veqanerisht në Pejë, menjeher nisi nje projektë nga Adnan Hyseni si Kryetar i klubit e qe perbazë kishte organizimin sa më të mirë të klubit, avancimin e lojtarëve( cilsin e tyre), puna sa më profesionale e shumë qka tjetër e qe ishte në interes të klubit dhe futsallit. Dhe si rrjedhoj e kesaj filluan edhe ndryshimet në klub në aspektin e lojtarëve dhe investimet në aspektin finaciarë e qe ishte perkrahja e vetme nga komapania hotelerike ,, diskoteka Space Club ne Pejë ” ne formen e sponzorizimit te klubit.

4. Duke parë qe klubi nisi ti rris vlerat e tij pozitive në shumë aspekte dhe beri për veti shumë adhuruese të futsallit ku të gjitha këto u arriten më anë të atyre ndryshime qe u bën dhe poashtu të asaj pune të madhe në atë kohë, dhe në kampionatin e III ( 2010 – 2011 ) u dha edhe nje propozim e qe ishte shumë i rëndësishem për klubit dhe Komunën e Pejës e qe ishte edhe ndryshimi i emrit nga KF SPACE CLUB – PEJA ne atë FC BESA sepse ky emër ka nje domëthenje të madhe në sportin e Pejës dhe ky ndryshim u mirpritë shumë mirë nga të gjithë.

5. Ne vlugin e punes dhe sukseseve tona e qe ishin të shumta, klubi Fc Besa aranzhoj edhe disa ndeshje ndërkombëtare edhe përkunder qe nuk kishim të drejtën për të marrë pjesë në garat ndërkombëtare për shkaqet e njohura për të gjithë ne.

  • Fc Besa ( Pejë ) : Fc Spartans London Futsal Club ( Angli )
  • Fc Besa ( Pejë ) : Fc Benago ( Qeki )
  • Fc Besa ( Pejë ) : Kf Tirana (Shqiperi )
  • Fc Besa ( Pejë ) : Kf Royal Iliret ( Maqedoni )
  • Fc Besa ( Pejë ) : Kmf Zhelezarec ( Maqedoni )

6. Ku më këtë rast edhe treguam menyren e shkelqyeshme të organizimit shumë profesioanal në mbarvajtjen e ndeshjeve, cilsin e ekipin dhe atmofseren e mrekullushme të tifozëve tan Fan Club Besnikëve dhe të gjithë qytetarëve të Komunës se Pejës.

7. Ne keto dy vite të fundit ,, kampionatët 2011 – 2012 dhe 2012 – 2013 si projekt i punes në klubin Fc Besa dhe i planifikuar nga trajneri i klubit ton Adnan Hyseni ka qenë dhe është puna më gjeneratat e reja duke ditur edhe potencialin qe na kemi në Kosovë dhe Pejë, ku kjo është nje nder shtyllat kryesore të sukseseve të klubit ton sepse e ardhmja e sukseshme të nje sporti apo klubi është puna më gjenerata të reja.

8. Më këtë rast ne dy pika 7 dhe 8 po ju pasyrojm edhe disa foto e qe tregojn punen e madhe të dy trajnerëve të klubit Adnan Hyseni dhe Asllan Zeka më gjeneratat e reja qe edhe i potencuam me lartë, dhe ku nga kjo pun e ber më ta klubi ka arritur të nxjerr disa nga ta e qe kane shumë potencial dhe më këtë edhe mundesit e medha për të kontribuar pozitivisht per klubin tonë.

9. Kur flasim për punen e madhe qe është berë ne klubin tonë ne keto vite e kemi të pamundur qe mos ti cekim edhe sukseset e arritura të klubit e qe janë, trofet e fituara si Kupa e Kosovës ne Futsall kampionati 2008 – 2009 dhe titulli i Kampionit të Kosovës në Futsall në kampionatin 2010 – 2011.

10. Ndër shperbimet qe klubi ka marrë për sukseset e arritura është edhe qmimi nga Federata e Futbollit të Kosovës ( FFK-së ) si ekipi më i mirë ne Kosovë për vitin 2012.

12. Dhe gjatë këti rrugetimi shumë të veshtirë e me shumë batica e zbatica por edhe shumë të suksesshem, ku edhe tani jemi ne nje kohë të ndryshimeve pozitive ne aspektin e lojtarëve të rinje e ku me punen qe po vazhdohet të behet ne klubin tonë më gjeneratat e reja kemi arritur qe ti nxjerrim disa lojtarë e qe tani edhe janë pjesë e ekipi seniror dhe e gjithë kjo e arritur fal nje puna perafesisht 2 vjeqare.

13.Pasi qe fituam titullin e kampionit ne 2011 dhe fillimit të punës më gjenerata të reja ne e vazhduam këtë edhe duke ditur se kjo do na kushton ne aspektin negativ sa i perket shikushmeris ku ne këtë kohe kishim deri në 3000 spektakor në palestren e sportëve karagaqi ne Pejë e duke ditur mentalitetin që egziston tek ne e qe duhej të ishte e kunderta ne vazhdua të punojm shumë më gjeneratat e reja dhe duke besuar gjithmon se kjo ishte më e mira per klubin dhe të ardhmen e tij të ndritur ne futsallin Kosovarë. Gjatë rrugetimit 3 vjeqarë (2011-2014) të klubit tonë dhe mos perkrahjen nga askush perpos Kryetarit të klubit Adnan Hyseni dhe familjes se tij ku nga të ardhurat finanziare nga dy biznesët të digasterit hotelerik si diskoteka Space Club dhe kafiteria Dolce Vita Pub ne Pejë klubi se pari arriti të mbijetoj e pastaj edhe të punoj shumë ne organizimin e mbrenshëm të klubit, ngritjen e cilësis tek lojtarët e veqanërisht ata të rinjë dhe suksesi i arritur si në garat e Superligës se Kosovës ne kuadër të Federatës se Futbollit të Kosovës e poashtu edhe pjesmarrjes në një turne nderkombëtar ne Kroaci me grup moshen U18.

14.Me pjesmarrjen tone në turneun ndekombëtrarë i cili u mbajt në Zadër të Kroacis më grup moshen U18 arritëm që ta pasqyrojm ne menyren profesionale dhe ne fund edhe të suksesshëm punen qe ne kemi berë me të rinjet ne Pejë ku arritem të marrin vendin e 3 ne mesin e 8 shteteve më të mira të futsallin Evropian… Ky sukses ishte nje fillim i mbarë i ati projekti të nisur nga trajneri Adnan Hyseni më të vetmin qellim punen më gjenerata të reja dhe krijimin e talenteve vendor të futsallit dhe  kjo pune filloj të shperblehet pas kthimit nga Kroacia ku pos ekipit A u krijua edhe ekipi i Juniorëve.

15.Duke dhenë premtime e garancione për të ardhmen e ndritur të gjdo lojtari ne klubi FC Besa e veqanerisht të rinjeve nga trajneri A. Hyseni kjo u pa ne kampionatin e kaluar (2013/2014) ku pjesë e ekipit Seniorë u benë 8 lojtarë nga aja qe ishin pjesë e U18 ne Kroaci, dhe kjo tregoj edhe nje herë qellim tone dhe të ardhem profesionale të klubit por edhe mundesit e jashtëzakonshme per gjdo lojtarë.

16.Pamvarësisht padrejtësive të ndryshme institucionale e poashtu edhe të njerzve të ndryshem ne futsallin tonë ne nuk u ndalem per asnje momentë dhe me nje punë të pakrahasueshme, nje diciplin maksimale, besimin ne vetëveten, rrugetim të gjate ne fund edhe ja arritem më shume meritu duke u shpall Kampion i Kosovës ne futsall për kampionatin 2013/2014 dhe kjo ishte ajo qe ne kishin qit vetes si prioritet ne vitin 2011 dhe ja arritem ne disa drejtime ku tani jemi klubi i vetem ne Kosove jo veq ne futsall po ne shumë sporte tjera qe kemi nje histori të shkelqyeshme, Zyren e klubit, Ueb sajtin zyrtarë, mbi 90% të lojtarëve më kontrata profesioniste nga mosha 17 deri ne 24 vjeqarë dhe shumë të rinjë tjere të cilet se shpejti do bashkohen më Seniorët dhe do jetë baze e Kampionave në rrugen tonë drejt sukseseve tjera…