Klubi Besa huazon lojtarët Drilon Paqarizi dhe Mergim Dervishaj tek Feniksi deri ne fund te kampionatit

Është arritur marrveshja ndërmjet FC Besës dhe FC Feniksit në huazimin e dy lojtarëve Drilon Paqarizi dhe Mergim Dervishaj tek Feniksi deri në përfundimin e këtij kampionati.

Pas raporteve të mira ndër ekipore ndërmjet FC Besës dhe FC Feniksit dy kryesuesit e këtyre dy ekipeve janë pajtuar në huazimin e dy lojtarëve tanë të cilët do të zhvillojnë ndeshjet e mbetura të këtij kampionati në fanellën e Feniksit.

Lojtarët Drilon Paqarizi dhe Mergim Dervishaj do të kthehen në ekipin e Besës pas përfundimit të këtij kampionati dhe do të vazhdojnë karrieren e tyre tek Besa.

Leave a Reply