Me fitore të lehtë ndaj Albanikut, Besa kalon në qerekfinale të kupes së Kosoves

Është zhvilluar ndeshja e parë e kupës së Kosovës në futsal ndërmjet FC Albanikut dhe FC Besës ku Besa fiton lehtësisht ndaj ekipit nga Mitrovica me çrast kalon në qerekfinale.

Të shtunen në ora 17:00 në palestren e sporteve “Minatori” në Mitrovicë është zhvilluar ndeshja e parë për kup të Kosovës në futsal ku u takuam me ekipin e Albanikut ku fituam lehtësisht kështu për të vazhduar në qerekfinale ku do të ndeshemi me fituesin nga ndeshja BB Llapi-FC Mitrovica.

Ashtu siç pritej ashtu edhe ndodhi. Besa dominoi ndeshjën plotësisht duke shënuar gola dhe posedim të topit gjithashtu duke i pamundësuar Albanikut të shënojnë më shumë se dy here. Golashënuesit për FC Besën ishin, Jeton Rukovci i cili ka shkelqyer me performancën e tij duke shënuar 5 gola ndaj Albanikut, përcjellur nga Taulant Rusinovci i cili shënoi dy gola të tjera dhe në listën e golashënuesve hyn edhe Besfort Musaj dhe Mergim Dervishaj të cilët shënuan nga një gol secili.

Leave a Reply