Nesër finalja e kupës së Kosovës ndërmjet dy gjigantëve FC Besa dhe FC Feniks

Nesër në 10 vjetorin e pavarsisë së Kosovës do të zhvillohet finalja e kupës së Kosovës ndërmjet FC Besës dhe FC Feniksit.

Pas fitoreve të njëpasnjëshme arritëm që të plasohemi në finale ku për kundërshtar do të kemi ekipin nga Drenasi, FC Feniks. Është një mundësi e mir për ekipin e Besës që të shtojnë edhe një kup në sirtarin e trofeve ku në finalen e nesërmes bëhen 10 vite kur ne e kemi fituar kupën e Kosovës.

Lojtarët janë gati dhe të etur për fitore, ku shprehen shumë të motivuar në zhvillimin e kësaj ndeshje.

“Unë mendoj që dy ekipet me plot merit u plasuan në finale të kupës së Kosovës dhe mendoj që do të jetë një finale shumë e mir. Për mua në veçanti është një finale e veqantë për shkak se është finalja e parë për kup të Kosovës me ekipin FC Besa. Përpos kësaj është finalja e 10 vjetorit e themelimit të futsalit gjithashtu 10 vjetorit të pavarsisë së Kosovës kështu duke e llogaritur edhe gjendjen shëndetësore të kryetrajnerit tonë Adnan Hyseni, unë mendoj që jemi shumë të motivuar që këtë finale të ia kushtojmë kryetrajnerit tonë Adnan Hyseni, por përseri po e them që sporti është i tillë dhe le të fitoj më i miri.” – shprehet kapiteni i skuadrës tonë Vahid Krasniqi

Edhe Jeton Rukovci ka besim dhe shpreson shumë në fitore të këtij trofeu. – “Do t’i qasemi ndeshjes me shumë seriozitet dhe angazhim maksimal. Atmosfera brenda ekipit është shumë e mirë dhe jemi shumë të motivuar për këtë finale. Sigurisht që do të jetë një ndeshje e vështirë, por ne duam që trofeun e kupës ta sjellim në qytetin e Pejës.”

I sapoardhuri Agon Rexha, i cili debutoi me 2 gola në ndeshjën e gjysëmfinales kundër Liburnit që është zhvilluar në “Karagaq” të Pejës javën e kaluar është shprehur: – “Një derbi si gjithnjë. Ndeshje e fort, me shumë lojtarë cilësor nga të dy ekipet por në finale nuk është asgjë e sigurt. Ne jemi të motivuar dhe do të japim maksimumin që të arrijmë fitoren.”

Edhe Ron Radoniqi ka disa fjalë për të thënë për ndeshjen e nesërme. – “Nesër besoj që do të jetë njëra ndër finalet më të forta që ka parë sporti futsallit në Kosovë.Jemi në formë të mirë si grup dhe atmosfera në klub është fantastike.Si gjithmonë Besa luan për fitore dhe nesër jemi shumë optimistë në fitore. Gjithashtu këtë fitore ia dedikojmë kryetrajnerit tonë Adnan Hyseni i cili dha shumë kontribut për klubin dhe ne si lojtarë”.

Klubi nesër udhëton për në Prishtinë për të zhvilluar finalen e kupës së Kosovës, dhe i fton të gjithë ata që deshirojnë të vijnë dhe ta përkrahin ekipin e tyre të zemres mund të na bashkangjiten në ora 15:00 përballë Peja City.

Leave a Reply