Përfundon sezoni vjeshtorë

Me ndeshjën e së premtes e cila u zhvillua në palestrën Karagaqi në Pejë ndërmjet FC Besës dhe FC Prishtina 01 ka përfunduar sezoni vjeshtorë I kampionatit 2019/20.

Një ndeshje e forte dhe shumë dinamike u pa të premtën mbrëma ku të gjithë të pranishmit u kënaqen me paraqitjen e dy ekipeve.

Në këtë ndeshje u pa rivalitet I madh ndërmjet dy ekipeve, por të pafat para portes ishim ne me çrast Prishtina rrëmben tre pike duke fituar 2-1.

Neve na mbetët të përgaditemi për fazen tjetër të kampionatit e që është sezona pranverore ku si gjithnjë pretendojmë të shpallemi kampion të Kosovës.

Falenderojmë të gjithë që na mbështetën në këtë sezon dhe në veçanti tifo-grupin Besa Boys të cilët ishin të mrekullueshëm gjatë gjithë ndeshjëve.