Përmbyllëm sezonen e parë me fitore të madhe në Prizren

Kemi zhvilluar ndeshjen e fundit të sezones së parë të supërligës së Kosovës në futsal kundër Prizrenit, ndeshje kjo e cila u karakterizua me ritëm të lart të rivalitetit dhe me përmbysje të rezultatit nga ekipi ynë.

Fal angazhimit maksimal të lojtarëve arritëm që të arkëtojmë 3 pikë nga ndeshja e xhiros së VIII-të në supërligën e Kosovës në futsal ku na takoj me ekipin nga Prizreni. Pjesa e parë i takoj ekipit vendas ku shënuan dy gola. Përkundër shancave dhe rasteve qe kishte ekipi ynë nuk arritëm që të realizonim gjatë pjesës së parë.

Ekipet shkuan në pushim të pjesës së parë me rezultat pozitiv për ekipin kundërshtarë. Kryetrajneri Adnan Hyseni duke e pa ecurinë e ndeshjes vendos që të ndryshoj strategjinë dhe qysh nga fillimi i pjesës së dytë aplikoj lojen me xhoker (5 lojtarë) e cila ka rezultuar të jetë e qellueshmja.

Të koncentruar dhe të vendosur për fitore u pa tek lojtarët e Besës nga fillimi i pjesës së dytë. Nuk kaluan as 5 minuta të plotë nga pjesa e dytë kur Ron Radoniqi ngushton rezultatin në 2-1. Për barazimin e rezultatit për ekipin tonë u kujdes Bardh Kelmendi ku realizoj në minutën e 29′. Përkundër që arritëm të barazonim rezultatin dhe kishin mbetur edhe 11 minuta deri në përfundimin e ndeshjes, kryetrajneri ishte i vendosur vetëm për fitore, kështu duke rrezikuar rezultatin ku ka vazhduar prap ndeshjen me xhoker (5 lojtarë) e cila vazhdoi të ishte e suksesshme. Për kalimin në avantazh shënon edhe njëherë Bardh Kelmendi në minutën e 35′. Rezultatin final e vendos Shkodran Loshaj me një golë një minut më vonë 2-4 në të mirë të ekipit tonë.

Leave a Reply