Talentet e futsallit falë punës së madhe dhe profesionale në klubin tonë

Ermir Kyeziu, Nik Laski, Melos Kelmendi, Atdhe Dauti, Erik Mehmeti dhe portjeri Labinot Dakaj janë disa nga talentet e mëdhenjë të futsallit të cilët janë te rëndësishëm në ndeshjet tona në kuadër të Super Ligës së Kosovës.

Ky projekt filloj para 4/5 viteve edhe pse të ri në moshë atëher vetëm me 13/15 vjeç i tejkaluan shumë sfida, përballuan shumë ngarkesa që vinin nga stërvitje të shumta dhe të ndryshme, besuan në punën dhe vizionin e trajnerit Adnan Hyseni, ishin pjesë e gjeneratës se vitit 2013 kur Besa U18 mori pjesë në një turne në Kroaci dhe zuri vendin e 3 nga 8 ekipe kombëtare të ndryshme pjesëmarrëse dhe tani vazhdojnë të punojnë fuqishëm duke e parë të ardhmen e tyre të ndritur përmes klubit tonë..

Talentë të tjerë si Urim Berisha dhe Eros Gjikolli edhe shumë të tjerë që ishin pjesë e ekipit Besa B në kuadër të Ligës së Parë e qe na detyruan padrejtësitë e komisionit të futsallit ta tërheqim nga garat sepse na shkelën të drejtat që na takonin. Klubi jonë është shembull i jashtëzakonshëm për të gjithë jo vetëm në Kosovë por edhe në Ballkan se si duhet të punohet me të rinjët dhe futsalli të përfitoj talenta të tillë.

Ne si klub kemi një vizion të qartë dhe afatgjatë e që me fillim të kampionatit të ardhshëm 2017/2018 do startojmë prapë edhe me ekipin e dytë (Besa në ligën e parë të futsallit në Kosovë dhe gjithashtu edhe në një të ardhme të afërt kemi në plan që të krijojnë Akademinë e klubit Besa dhe përmes saj të nxjerrim edhe më shumë talenta të futsallit dhe këta të rinjë ta kenë mundësinë përmes klubit Besa ti tregojnë cilësit e tyre jo vetëm në Kosovë por edhe në arenën ndërkombëtare…

 

Leave a Reply