Triumfojmë në Malishevë

Në ndeshjën e xhiros së VIII të supërligës së Kosovës Besa triumfoj ndaj Malishevës me rezultat 6-5.

Edhe këtë ndeshje e zhvilluam me dy mungesa shumë të rendësishme. Shkodran Loshaj i cili mungon për shkak të lendimeve dhe Behar Topalli për shkak të 3 kartonëve të verdhë.

Ndeshje e bukur më shumë raste dhe shumë gola. Pjesa e parë u dominua nga ekipi ynë ku shkuam në pushim të pjesës së parë me rezultat 2-4. Pjesa e dytë ishte më e zjarrtë ku deri në minutën e fundit të ndeshjes rezultati ishte 5-5. Kryetrajneri Adnan Hyseni vendos që të inkuadroj lojtarin e 5-të siç njihet loja me xhoker dhe rezultoj të jetë e qëllueshme ku Zeqë Kuqi shënon golin e 3-të përsonal dhe të 6-tin për Besën, me çrast duke i siguruar Besës fitoren e radhës.

Ndeshjen e radhës e presim FC Prishtina 01 në Karagaq të Pejës për të përfunduar këtë sezonë vjeshtore.