Vazhdojmë mbizotrimin në derbin lokal [VIDEO]

Është zhvilluar ndeshja e xhiros së parafundit të pjesës së parë të supërligës së Kosovës në futsal ndërmjet FC Besës dhe FC Pejës me fitore të ekipit të Besës.

Si në qdo ndeshje të zhvilluar deri tani në këtë sezon kemi dominuar ndeshjen si në pjesë të parë poashtu edhe në atë të dytën, e njejta ndodhi edhe sonte në Karagaq të Pejës. Ishte një ndeshje shumë e ashpër nga lojtarët e Pejës e veqanarisht nga Riad Sheqerolli dhe Eroll Tabaku ku gjatë gjithë ndeshjes treguan ashpërsi të tepruar ndaj lojtarëve të Besës. Por kjo nuk i ndali lojtarët e Besës që të tregojnë shkathtësitë e tyre. Në minutën e 3′ shënon Jeton Rukovci. Të përcjellur nga Ron Radoniqi i cili shënon në minutën e 10′ dhe pas 3 minutave shënon Vahid Krasniqi pas një goditje të fortë nga distanca duke e bombarduar portën e kundërshtarit. Pas pak Peja fiton penallti pas faullit të gjashtë nga lojtarët e Besës me ç’rast edhe shënojnë. Deri në fund të pjesës së parë ekipi i Pejës fiton edhe një penallti pas faullit të shtatë por me sukses e mbron porten Arbnor Krasniqi dhe me këtë rezultat shkojnë dy ekipet në pushim.

Pjesa e dytë ishte edhe më e ashpër ku lojtarët e Pejës ndëshkohen edhe dy herë të tjera me karton të verdhë. Poashtu ne ishim ata që e dominuam ndeshjen ku shënuam edhe dy gola të tjera dhe shumë raste të shënuara por pa fat në realizimin e tyre. Ron Radoniqi dhe Melos Kelmendi shënojnë në portën e Pejës duke i lënë pa shpresë lojtarët e Pejës për ndonjë barazim të mundshëm. Lojtarët e Pejës ishin të paaftë të realizonin gola nga loja e tyre ku shihet se 2 nga 3 golat e tyre i realizuan permes penalltisë. Në ndeshjën e radhës dhe të fundit për pjesën e parë të sezonës jemi mysafirë në Drenas ku do të ndeshëmi kundër FC Feniksit.

Super Liga e Kosovës 2017/2018

Karagaq Peje

(fcbesa)
FC Besa
FC Peja
5 - 3
Final Score

Leave a Reply