Zyrtare: Arbnor Krasniqi për Besën humb pjesëmarrjen në Champions League me Liburnin

Kryetari Adnan Hyseni në vazhdën e transfereve të ri dhe mundësisë që të krijojë një grup sa më të fuqishëm për kampionatin 2017/2018 sot e Shtunë 10.06.2017 ka zyrtarizuar portjerin Arbnor Krasniqi i cili deri më tani ishte pjesë e Liburnit nga Gjakova dhe i njejti është edhe pjesë e reprezentacionit të Kosovës.

Edhe pse klubi Gjakovar ka mundësi të jetë pjesë e garave ndërkombëtare për lojtarin në fjalë më e rëndësishme ishte që ti bashkohet klubit tonë se sa të jetë pjesë e Liburnit në Champions League dhe kjo për ne ka një rëndësi të madhe duke e parë vullnetin e Nolit për tu bashkuar me ne dhe për të qenë sa më i gatshëm për të filluar me punën por edhe mundesisë së kontributit të tij pozitiv për kampionatin 2017/2018.

MIRË SE VJEN NOLI.

 

Leave a Reply